Mushkolaj: Reciprociteti, Reciprociteti, tap pushteti, e lëshuan bajrakun
BKT
Lajme

Mushkolaj: Reciprociteti, Reciprociteti, tap pushteti, e lëshuan bajrakun

Edhe analisti Imer Mushkolaj ka bërë reagimin e tij pas deklaratave të ministres Rozeta Hajdari në lidhje me Reciprocitetin për të cilin tha se “nuk e shihte si zgjidhje”.

Vendi i ishte ekspozuar trysnisë së madhe amerikane pas vendosjses së masës së reciprocitetit ekonomik, tregtar e politik ndaj Serbisë – pasi pengonte rifillimin e negociatave me Serbinë.

Por, duket se qëndrimi i Vetëvendosjes ka ndryshuar për 180 shkallë në lidhje me çështjen në fjalë, ashtu siç ka ndryshuar edhe për çështje të tjera politike, përcjell Periskopi.

Analisti Imer Mushkolaj po ashtu ka kritikuar pushtetin e ri që për më shumë se një dekadë është thirrur në këtë masë ndaj Serbisë që t’i dilej ballë veprimeve obstruktive të saj.

“Reciprociteti, reciprociteti – tap, e lëshun bajrakun.” – ka shkruar ai.

Ai duket se bën referencë me një fjalim të mbajtur nga Albin Kurti në foltoren e Kuvendit ku tallet me Daut Haradinajn e VV-së me fjalët: “Demarkacioni, Demarkacioni, tap pushteti, e lëshuan bajrakun.”

Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, edhe më tej nuk dihet qëndrimi i Qeverisë Kurti II.


MË SHUME NGA Lajme