18:24 / 25.05.2021
Fillon protesta e gastronomëve
Me pankarta në duar me anë të së cilave po kërkojnë lirimin e masave antiCovid, gastronomet e Kosovës kanë nisur protestën para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Ata po kërkojnë heqjen e kufizimit të lëvizjes, dhe lehtësim të masave, për t’iu mundësuar funksionim normal në veprimtarinë e tyre.























