Bieber i reagon deputetes majtiste: Deklaratë injorante dhe arrogante
Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber ka thënë se pse e majta gjermane duhet të jetë në një linjë me politikën e jashtme të Rusisë.
Pas deklaratave skandaloze që depuetetja e majtë gjermane Zhaklin Nastic, ka dhënë në Bundestagun gjerman, duke thënë se Kosova duhet ç’armatosur njëherë e përgjithmonë, kanë filluar reagime të ashpra në drejtim të saj.
Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber ka thënë se pse e majta gjermane duhet të jetë në një linjë me politikën e jashtme të Rusisë.
“Pse e majta është në linjën e Putinit sa i përket politikës së jashtme 'krijim ilegal i fuçisë së barutit' është deklarata injorante, arrogante dhe e gabuar. Ju s’mund të bëni politikë të jashtme me një gjë të tillë. Partnerët e koalicionit janë AFD dhe FPÖ për një linjë të tillë”, ka shkruar Bieber në Twitter.
























