Reja: Miqësoret t’i përballojmë me mentalitetin e duhur
Trajneri i kombëtares kuqezi, Edy Reja ka shpallur listën e kombëtares për dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Uellsit dhe Republikës Çeke më 5 dhe 8 qershor.
Më pastaj ai ka dalur në një konferencë shtypi ku ka folur për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve dhe jo vetëm.
“Këto ndeshje do të tregojnë se ku jemi ndaj do të flas me lojtarët për të kuptuar gjendjen dhe situatën psikologjike. Do të jetë një test për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë, që janë ekipe të forta dhe këto dy ekipe janë të ngjashme me rivalët tanë. Ndaj dua që miqësoret t’i përballojmë me mentalitetin e duhur.”, tha fillimisht ai.
Kamberi ka dyshime?
"Nuk mund të bëj asgjë, struktura jonë po tregon që po punojmë me një linjë të qartë. Dikush që vjen për të luajtur me Shqipërinë duhet ta ndiejë, duhet të bëjë një zgjedhje. Ai që vjen këtu duhet të jetë i motivuar."
"Nuk e di si të përgjigjem, kombëtarja është maksimumi. Kam provuar të flas edhe me prindërit e të rinjve që luajnë në Itali dhe kur dëgjuan interesimin tonë u entuziazmua. Kemi nevojë, për ata që janë të motivuar kur janë këtu. Ai që vjen këtu dhe ka pretekste, nuk është mirë"
"Kur të vijnë lojtarët do të flas me ta për ndeshjet. Sepse nuk janë miqësore për ne. Do të vijnë lojtarët dhe nuk do të kenë shumë pushime, nuk janë për t’u nënvlerësuar. Janë ndeshje për t’u vlerësuar në maksimum, na shërbejnë për të kolauduar vlerat tona. Ata që do të jenë, duhet të jenë të karikuar dhe të kenë impenjim maksimal"
Nedim Bajrami?
"Ky problem do të zgjidhet pas ditëve, mendoj dhe uroj sepse bën pjesë. Kam folur me të dhe ai ka thënë që do të flasë me Shqipërinë. Me atë që ka treguar këtë vit, ka treguar se është ndër më të mirët për të mos thënë më i miri. Ka teknikë të mirë, jep asiste dhe driblon dhe ky do të ishte lojtari ideal. Shpresoj që problem të zgjidhet dhe kjo është dëshira e të gjithëve për një lojtarë kaq të aftë."
"Kemi probleme me portierët. Berisha ka patur probleme fizike, një frakture të vogël në dorë. Strakosha ka edhe ai probleme të vogla fizike dhe do të marrë mjekimin. Do të flasim me lojtarët dhe do të shikojmë përgjigjet e tyre dhe më pas do të rishikojmë edhe listën. Ka shumë mundësi që mund të marrim portier nga Kampionati shqiptar.”, tha në fund Reja.























