15:01 / 26.05.2021
Kurti takon Vitinë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar sot me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia me të cilin ka biseduar për ecurinë e vaksinimit kundërCOVID-19.
Gjatë takimit, Kurti u njoftua edhe mbi gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren.
Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafeve mbështetëse në përballjen me koronavirus.























