Asnjë humbje jete nga COVID në Shqipëri   
BKT
Shqipëri

Asnjë humbje jete nga COVID në Shqipëri   

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në vendin tonë.

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shkruan: “Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete sot”.

Ndërkohë, janë identifikuar 15 raste të reja, nga 2,691 testime të kryera.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë, nga të cilët 7 ndodhen në terapi intensive.

Sa iu përket të shëruarve, 71 qytetarë arritën ta fitonin betejën me virusin orët e fundit./vp


MË SHUME NGA Shqipëri