BE ndalon fluturimet nga Bjellorusia, avioni bjellorus ulet në Rinas
BKT
Shqipëri

BE ndalon fluturimet nga Bjellorusia, avioni bjellorus ulet në Rinas

Pavarësisht se Bashkimi Evropian ndaloi fluturimet bjelloruse, Shqipëria lejoi uljen e abionit nga Bjellorusia këtë të mërkurë.

Për të mbërritur në Shqipëri, avioni ka kaluar nga Hungaria, shtet i cili gjithashtu lejoi kalimin e tij. Charteri i ulur në Rinas ishte me turistë bjellorusë.

Një ditë më parë, Bashkimi Europian vendosi t’iu ndalojë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore, si dhe aeroportet e BE-së, pas uljes së detyruar të avionit Ryanair-it që dërgoi në arrestim e një gazetari bjellorus./vp


MË SHUME NGA Shqipëri