Basha: Po garantoj një garë demokratike
BKT
Shqipëri

Basha: Po garantoj një garë demokratike

“Asnjë qejfmbetur nuk mund të hedhë poshtë sakrificën e demokratëve”

Rivalët e tij e akuzojnë për garë të pabarabartë, por Lulzim Basha foli nga Korça për një proces demokratik.

“Minimum që duhet të bëj është të garantoj që gara të ketë mbarëvajtje demokratike dhe të dalim të bashkuar. Ajo që kjo garë dëshmon, është demokratët gjithmonë e kanë mirëpritur hapjen, provat janë edhe në këtë garë, ku shumë prej kandidatëve janë produkt i hapjes”.

Teksa kandidatët në garë e bëjnë përgjegjës për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit duke I kërkuar dorëheqjen e parevokueshme, Basha ishte i prerë kur i’u drejtua nga Devolli.

“Nuk mund të kemi dy vizione të ndryshim. Ose 25 prilli ishte fitorja e Edi Ramës ose 25 Prilli ishte një masakër zgjedhore. Të dyja bashkë nuk qëndrojnë. Në qoftë se ishte një masakër zgjedhore e cila përkohësisht ndali ndryshimin të cilit i primë me betejën tonë, atëherë detyra jonë është të vazhdojmë betejën”.

Ndaj 13 Qershori për të është vijimi i betejës  për ndryshim. 

“Regjimi bëri gjithçka për ta ndalur ndryshimin dhe në fund diferenca midis dy kampeve tona, është sa gjysma e votave të pavleftësuara nga një nga marifetet që përdori, heqja e emrave nga fletët e votimit”.

Cilitdo qejfmbetur në garë i kujtoi sakrificën ndër vite të demokratëve.

“Askush nuk ka të drejtë për kurrfarë arsyeje te hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku deri më sot. Askush! As unë, as kandidatët e tjerë dhe askush. Qejfmbetur apo jo, me të drejtë apo jo, nuk mund të hedhë poshtë sakrificën e qindra, mijëra demokratëve të Devollit dhe të  Korçës dhe të gjithë Shqipërisë”.

Për këtë arsye, Basha i ftoi demokratët që të dalin më të bashkuar nga beteja brenda familjes politike për të vijuar ndryshimin e nisur në 25 Prill./tvklan.al


MË SHUME NGA Shqipëri