Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje të drejtpërdrejtë do të flitet për programin e fluturimeve dhe masat qe duhet respektuar.

Kurse artistja, Diellza Gojani, do të flas për minienciklopedinë: Abetare e ilustruar e Prishtinës, personazhet e folklorit shqiptar si karaktere të disney.

Ndërsa, Luljeta Demolli, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, flet për perceptimet e opinionit publik mbi  barazinë gjinore dhe dhunën kundër grave në Kosovë, dhënia fund e dhunës ndaj grave: Zbatimi i normave, ndryshimi i mendësisë.

Alfred Pjetri, Drejtor ekzekutiv i “Caritas Kosova” dhe  Pal Baftiaj, Koordinator i programit, do të flasin në lidhje të drejtpërdrejt për përkujdesjen shtepiake për të moshuarit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme