Ngjarjet e datës 27 maj
BKT
Lajme

Ngjarjet e datës 27 maj

Ngjarjet e datës 27 maj 2021.

09:30

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton draft-planin e punës sё Komisionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) 

10:00

D4D lanson punimin “Zgjedhjet para Gjykatës: Kontestet zgjedhore në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

10:00

Bëhet publikimi i Profilit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Merr pjesë zv.ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transereve, Ilir Kapiti. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

10:00

Kuvendi i Kosovës mban seancë parlamentare. (Salla e seancave plenare) 

 

10:00

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut mban seancë. (Kuvendi i Mitrovicës)

12:00

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) 

12:00

Promovohen librat e Ragip Ballatëa, “Mësuesit e Gjakovës pishtarë të Kosovës” dhe “Arsimi shqip në Gjakovë dhe e rrethinë”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) 

12:30

Ministria e Zhvillimit Rajonal bën nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me GIZ-in. (Kabineti i ministrit) 

13:00

Lansohet Web Platforma Realitetiri.com, pjesë e një projekti të përbashkët nga Ekipit i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Odës Ekonomike të Kosovës, dhe partnerit implementues – Platforma CiviKos. (Para Odës Ekonomike, Prishtinë) 

13:00

Shpallet aktgjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitit. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

13:00

Komuna e Deçanit dhe Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim, organizojnë aktivitet me qëllim të  promovimit të Turizmit në Bjeshkët e Nemuna. (Salla e Kuvendit Komunal, Deçan)

 


MË SHUME NGA Lajme