Jeni kuriozë të shikoni Ariana Grande si nuse?
BKT
Magazina

Jeni kuriozë të shikoni Ariana Grande si nuse?

Këngëtarja e njohur Ariana Grande i dha fund beqarisë pak ditë më parë.

Ajo u martua në fshehtësi me partnerin e saj Dalton Gomez, por edhe pse lajmi u bë i ditur nga mediat, çifti nuk reagoi.

Mirëpo, pak minuta më parë Grande i surprizoi të gjithë, pasi ka ndarë për herë të parë fotot nga dasma, ku shfaqet e veshur nuse, me fustan të bardhë dhe vello.

Ajo ka zgjedhur një fustan të thjeshtë saten, pas trupit, bust dhe me kurrizin e zbuluar. Flokët i ka kapur gjysmë dhe mban një vello me fjongo të bardhë.

“15.5.21”, ka mbishkruar këngëtarja krahas fotove, duke zbuluar datën e saktë të dasmës.

Ndërkohë ende nuk dihen detaje nga ceremonia, pasi gjithçka është mbajtur diskrete në maksimum.


MË SHUME NGA Magazina