Shala: Kurti ndaloi kthimin e 1500 hektarëve tokë në pronësi të shtetit
BKT
Lajme

Shala: Kurti ndaloi kthimin e 1500 hektarëve tokë në pronësi të shtetit

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos lejimin e kthimit të aseteve nacionale.

Ai ka thënë se në ditën kur ka qenë duke u marrë një vendim i rëndësishëm për kthimin e aseteve shtetërore, kryeministri Kurti ka marrë vendim ta ndalojë procesin.

“Si ndodhi që në ditën kur ishte duke u marrë vendim kaq i rëndësishëm për kthimin e 1500 hektarëve tokë në pronësi të shtetit, kryeministri Kurti me një e-mail, 15 minuta para vendimit për kthimin e 1500 hektarëve tokë, e ndalon procesin me ç’rast edhe nuk merret vendimi. Tash vjen edhe kryeministri dhe dua ta pyes a ka pasur njohuri për këtë proces, pasi që ai vetë ka thënë se është për kthimin e aseteve shtetërore që janë shitur”, ka thënë Shala në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se i ka dërguar pyetje edhe në Agjencinë Kosovare të Privatizimit për të njëjtën çështje, për të kuptuar pse u ndalua procesi i kthimit të 1500 hektarëve tokë në pronësi të shtetit. /Lajmi.net/


MË SHUME NGA Lajme