Balla: Drejtësia e re t’i shkojë deri në fund “21 Janarit”
BKT
Shqipëri

Balla: Drejtësia e re t’i shkojë deri në fund “21 Janarit”

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla iu bëri apel organeve të drejtësisë të hetojnë deri në fund dosjen e “21 Janarit”.

Thirrja e tij erdhi pas vendimit të prokurorisë për të rihapur çështjen, për të zbardhur të vërtetën e vrasjes së Aleks Nikës.

Balla kërkon nga drejtësia që të marrin ndëshkim urdhëruesit dhe ekzekutorët.

“Krimi shtetëror i “21 Janarit” ku u vranë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon por nuk harron. Drejtësia e Re si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund 21 janarit me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve.”/vp


MË SHUME NGA Shqipëri