Berisha thotë se Challandes duhet të jetë më shumë i sinqertë
BKT
Sport

Berisha thotë se Challandes duhet të jetë më shumë i sinqertë

Bernard Berisha ka reaguar pas mosftesës nga trajneri i Kosovës, Bernar Challandes, për ndeshjet e qershorit. 

Ai konsideron se trajneri duhet të ishte treguar i sinqertë me të. Sipas tij, sezoni i fundit ishte shumë i mirë. 

Reagimi i plotë: 

Përshëndetje të gjithëve!

Kam marrë shumë mesazhe nga ju dhe e ndjej obligim të sqaroj të vërtetën.

Selektori ka vendosur që unë mos të marr një ftesë për dy ndeshjet e rradhës miqësore.

Realisht e kuptoj dhe mendoj që ka të drejtë pasi janë ndeshje miqësore dhe duhet të provohen lojtarë të rinj, por ajo ç’ka nuk më pëlqen dhe nuk më duket profesionale është fakti që unë nuk jam kontaktuar nga akush pavarësisht sezonit të suksesshëm që kam zhvilluar!

Prandaj, mendoj që selektori të paktën duhet të tregohet i sinqertë dhe të më kontaktojë sepse bisedën e fundit që e kemi zhvilluar në Shqipëri, trajneri më dha shumë shpresë dhe në fund u zhgënjeva.

I dëshiroj shumë sukses Kosovës time