10:45 / 28.05.2021
Ardian Bujupi lanson albumin “10” dhe videoklipin e këngës “Peligrosa”
Albumi i këngëtarit të njohur titullohet “10” sipas viteve të karrierës.
Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi është ndër më të dashurit e skenës muzikore shqiptare.
Ai ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore të ndryshme derisa edhe së fundmi ka lajmëruar se albumi i tij është rrugës.
Përmes një postimi në Instagram këngëtari dha lajmin se tashmë kënga e tij “Peligrosa” dhe albumi “10” janë të gatshme pvr dëgjim në platformat dixhitale.
“Rebela”, “Habibi” me Azzi Memo”, “Versace”, “Peligrosa”, “Warium” me Aylo, “Jump on it”, “Paname”, “Baila Morena”, “Ka je Bonita” dhe “10/10″ me Davide”, janë këngët e albumit me titull “10”.























