Manastirliu: Më 15 qershor do të hapen qendrat shëndetësore verore
Ky sezon turistik do të kalohet nën praninë e një sërë rregullash kundër COVID-19.
Ende protokolli i masave po rishikohet, por ministrja e shëndetësisë nga Vlora deklaroi se këto masa do të jenë më të lehtësuara.
“Vera do jetë sërish në protokolle të cilat duhen zbatuar nga qytetarët, operatorët turistikë dhe aktivitetet e biznesit, po sigurisht do jetë më e lehtësuar”, u shpreh znj. Manastirliu, njofton euronews.albania.
Më 15 qershor pritet të hapen edhe 28 qendra shëndetësore verore, në zonat tursitke bregdetare dhe malore.
“Jemi duke punuar me stafet, të cilat janë duke u trajnuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, për të filluar në 15 qershor me hapjen e qendrave shëndetësore verore, kudo gjatë bregdetit por edhe në zonat turistike malore”, tha ministrja Manastirliu.
Aktualisht ende po vijon vaksinimi i punonjësve të hoteleri-turizmit.























