17:57 / 28.05.2021
Dukagjini - Trepça `89 shkon në vazhdime
Ndeshja e barazhit mes Dukagjinit të Klinës dhe Trepçës `89 ka shkuar në vazhdime. Kjo pasi në kohë të rregullt ka përfunduar baraz 1-1.
90 minutëshi është mbyllur 1-1.
Në minutën e 30-të Adenis Shala e kalon ‘89-shin në epërsi pas një aksioni fantastik nga mitrovicasit.
Klinasit kanë barazuar me golin e Labinot Osmanit në minutën e 52-të.























