18:01 / 28.05.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Themeluesi i ueb faqes “Hibrid.info”, Shkelzen Osmani, do të flas për identifikimin dhe luftimin e dezinformatave.
Kurse, Artan Krasniqi, asistent profesor në Fakultetin e Filozofik dhe Trina Hoti, studente e sociologjisë në UP, do të flasin për ndryshimet sociokulturore në Kosovën e sotme.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























