18:48 / 28.05.2021
Dukagjini mposht Trepçën `89 dhe kalon në Superligë
Dukagjini është bërë pjesë e Superligës së Kosovës në futboll. Klubi nga Klina e ka fituar ndeshjen e barazhit me Trepçën 89.
Dukagjini ka fituar me penallti, pasi ndeshja në kohë të rregullt kishte përfunduar baraz 1-1.
Klinasit me penallti fituan 3-4.
Në kohën e rregullt, Trepça shënoi e para përmes futbollistit Shala min 30’, mitrovicasit shkuan në pushim të pjesës së parë me avantazhin minimal. Në pjesën e dytë, Dukagjini rimorri vetën, Labinot Osmani shënoi golin e barazimit në min 52’.
Trepça 89 nga sezoni i ardhshëm luan një kategrori më poshtë.























