Nisma mban sot zgjedhjet, vetëm një kandidat për kryetar
BKT
Lajme

Nisma mban sot zgjedhjet, vetëm një kandidat për kryetar

Nisma Socialdemokrate do të mbajë sot zgjedhjet për kryetar partie.

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, do të jetë kandidati i vetëm për kryetar.

Sherifi këtë e ka bërë të ditur në T7, derisa është sqaruar edhe për rënien e Nismës në zgjedhjet e fundit parlamentare.

 “Aktualisht vetëm z. Limaj do të jetë kandidat për kryetar të partisë”, ka sqaruar sekretari i partisë.

“Kur një parti politike arrin të marrë 50% të elektoratit dhe një iniciativë qytetarë, të mos i hyj në hak iniciativës Vjosa, sepse sigurisht edhe kontributi i listës së saj ia solli Vetëvendosjes 50%. Kur një grupim politik arrijnë të marrë 50%, natyrisht që do të dëmtohen ato parti që kanë bërë 70% të zgjedhjeve. 25% e partive të tjera kanë shkuar tek Vetëvendosja”, ka thënë tutje ai.


MË SHUME NGA Lajme