Raporti i BE-së: Synohet marrëveshja finale Kosovë-Serbi brenda vitit
BKT
Lajme

Raporti i BE-së: Synohet marrëveshja finale Kosovë-Serbi brenda vitit

Sot në media është publikuar Raporti Zyrtar i Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili flet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky raport është publikuar pas darkës së Josep Borrell-it me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Sipas këtij dokumenti, kryesimi i Këshillit të Bashkimit Evropian nga Sllovenia në periudhën kohore prej 6 muajsh, nga korriku deri në dhjetor, shihet si një mundësi shumë e mirë për arritjen e një marrëveshjeje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë presidencës së Sllovenisë në Këshillin e BE-së për vitin 2021, ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit përmes dialogut”, thuhet në këtë dokument.

Derisa përmenden edhe “non-papers”, të publikuar ditë më parë, duke thënë se të njëjtët e kanë pasur për qëllim prishjen e imazhit të Sllovenisë para marrjes së kryesimit të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, meqë në Ballkanin Perëndimor


MË SHUME NGA Lajme