Guardiola kritikohet për veprimin pasi mori medaljen e Ligës së Kampionëve
Pep Guardiola është kritikuar ashpër pas finales së Ligës së Kampionëve, aty ku Manchester City pësoi disfatë 1-0 ndaj Chelseat.
Trajneri katalunas arriti të drejtonte Citizens drejt finalës së garës më të madhe për klube në Evropë, mirëpo nuk kishte sukses që të merrte trofeun në duar, transmeton Telegraf.
Guardiola i dëshpëruar u rendit së bashku me lojtarët e tij për t’i pranuar medaljet e vendit të dytë.
Por, katalunasi në momentin që pranoi atë, e mori dhe e puthi, e që ky veprim ka acaruar tifozët e Cityt.
Ata kanë mbetur të dëshpëruar nga veprimi i Guardiolës së si mund ta puthte medaljen e vendit të dytë, duke treguar se ishte i kënaqur me atë sukses.
Nuk është edhe për t’u dëshpëruar, pasi ishte hera e parë për Manchester Cityn që arriti në finale të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse shfaqën lojë të mirë, Chelsea e Thomas Tuchel ishte më e përgatitur dhe ia doli që në fund të merrte trofeun e dytë në histori të klubit, pasi një të tillë e kishin fituar në vitin 2012.























