Asnjë minutë lojë për Andi Zeqirin në miqësoren ndaj SHBA-ve
BKT
Sport

Asnjë minutë lojë për Andi Zeqirin në miqësoren ndaj SHBA-ve

Andi Zeqiri ka zgjedhur të përfaqësoj Zvicrën edhe pse kishte premtuar se do të luaj për Kosovën.

Megjithatë, sulmuesi i Brightonit nuk po përfshihet në lojë nga Petkovic.

Në miqësoren me SHBA-në, që Zvicra e fitoi 2-1 luajtën Xhaka, Shaqiri e Mehmedi por jo edhe Zeqiri.

Trajneri nuk e inkuadroi as nga fillimi as në gjashtë zëvendësimet që i bëri gjatë pjesës së dytë, transmeton futbolli.info

Golat për Zvicrën i shënuan Rodriguez dhe Zuber derisa për SHBA-të realizoi Lletget.