Kate Middleton merr dozën e parë të Vaksinës COVID
BKT
Magazina

Kate Middleton merr dozën e parë të Vaksinës COVID

Dukesha e Kembrixhit mori dozën e saj të parë të premten, pasi u kthye në shtëpi nga Skocia.

Të shtunën në mëngjes, Kate, 39, tregoi se ajo mori dozën e saj të parë të vaksinës të premten, pasi u kthye në shtëpi pas turneut mbretëror të saj dhe Princit William në Skoci, shkruan People.

“Dje kam marrë dozën time të parë të vaksinës COVID-19 në Muzeun Shkencor të Londrës” tha Dukesha.

Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë ata që po luajnë një pjesë në shpërndarjen e vaksinave dhe faleminderit për gjithçka që po bëni”, shkroi ajo në profilin zyrtar.

Kate kishte veshur një bluzë të thjeshtë dhe një palë xhinse për të marrë dozën e parë në Muzeun Shkencor të Londrës, e cila është afërt nga Kensington Palace, ku ajo dhe burri i saj jetojnë me tre fëmijët e tyre.

William, i cili kontraktoi COVID-19 vitin e kaluar, gjithashtu mori dozën e tij të parë të vaksinës atje në fillim të këtij muaji.

Një burim i tha gazetës The Sun në atë kohë se William u godit “mjaft fort nga virusi”. Ai u qëndroi në karantinë në shtëpinë e tij në fshat, Anmer Hall në Norfolk, së bashku me familjen e tij dhe u pa nga mjekët mbretër atje.

Ndryshe nga babai i tij, i cili zbuloi se ishte infektuar me virusin marsin e kaluar, William nuk e zbuloi sëmundjen e tij në atë kohë pasi nuk donte të alarmonte publikun se edhe ai ishte sëmurë.


MË SHUME NGA Magazina