Palmer arrin në Kosovë, pritet nga ambasadori Kosnett
BKT
Lajme

Palmer arrin në Kosovë, pritet nga ambasadori Kosnett

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tashmë ka arritur në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur, Ambasada amerikane përmes një njoftimi në Twitter. “Ambasadori Kosnett mirëpriti këtë mëngjes në ambasadë, zëvendësndihmës sekretarin Matthew Palmer për një vizitë tri ditore në Kosovë, ku do të diskutojë me zyrtarët e institucioneve të Kosovës, për sfidat, mundësitë dhe dhe çështjet tjera me të cilat ballafaqohet Kosova”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë edhe përfaqësuesit Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme