Drake shfaqet me një stil të ri flokësh gjatë shëtitjes në Santa Monica
BKT
Magazina

Drake shfaqet me një stil të ri flokësh gjatë shëtitjes në Santa Monica

Drake në pothuajse secilën paraqitje të tij di të tërheq vëmendjen e audiencës.

Kështu, në një dalje që bëri në Santa Monica, ai u vërejt se kishte bërë një stil të ri të flokëve, shkruan Daily Mail.

34-vjeçari u shfaq me veshje plot stil, duke dominuar më shumë tek ai ngjyra e zezë me atë të bardhën.

Rreth tij ishin truproja që po e përcillnin nga mbrapa, derisa reperi po dilte nga makina luksoze.

Të dielën që lamë pas, atij iu dhurua çmimi për ‘Artistin e një dekade’, në Billboard Music Award në Los Angeles.

Ajo çka u vërejt më shumë ishte se Drake kur pranoi çmimin, me vete kishte edhe djalin e tij Adonis. 


MË SHUME NGA Magazina