13:32 / 31.05.2021
Kusari-Lila deklarohet kundër faljes së gjobave për bizniset
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është shprehur kundër faljes së gjobave bizniseve të prekura nga situata me COVID-19.
Ajo pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se një gjë e tillë është bërë normë me Ligjin për Pandeminë, të cilin e ka mbështetur edhe vet inicuesi i kësaj kërkese, AAK-ja.























