17:12 / 31.05.2021
Lewandowski nuk e përjashton mundësin e largimit nga Bayerni
Sulmuesi i Kombëtares së Polonisë, Robert Lewandowski nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Bayern Munchen.
Ai ka thënë se ndihet mirë tek gjiganti gjerman, por e pranon se një ditë mund të transferohet në një vend tjetër.
“Momentalisht ndihem mirë në Bayern, pasi është një klub i shkëlqyeshëm. Por gjithmonë jam kureshtar të mësoj një gjuhë të re dhe një kulturë të re. Nuk e di nëse do të jetë në futboll apo pas karrierës sime”, ka thënë Lewandowski.























