Gjilani vazhdon martesën me Ylber Kastratin
BKT
Sport

Gjilani vazhdon martesën me Ylber Kastratin

SC Gjilani vazhdon punën në ndërtimin e një skuadre të denje për sezonin e ri.

Gjilanasit janë shumë aktiv në tregun e kësaj verë. Gjilani sot ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Ylber Kastratin.

Klubi gjilanas përmes një njoftimi ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Kastratin.

Komunikata e plota pa ndërhyrje:

“Ylber Kastrati zgjat bashkëpunimin deri më 2022

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me kapitenin Ylber Kastrati edhe për një edicion të radhës

Klubi falënderon Ylberin për besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, shkruhet në komunikatë.

Kujtojmë së ditë më parë Gjilani ka ‘blinduar’ edhe disa nga lojtarët kryesor të kësaj skuadre.