23:02 / 31.05.2021
Rikthimi i Pochettinos s’mjafton, Kane qëndron te Tottenham me një kusht
Rikthejmë Pochettinon në stol dhe e sigurt që Harry Kane nuk largohet.
Kështu mendojnë te Tottenham dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për rikthimin e trajnerit argjentinas, i cili ka një lidhje të veçantë me sulmuesin anglez.
Gjithsesi, një gjë e tillë nuk mjafton. Kapiteni i Spurs ka vendosur të largohet nga skuadra, edhe nëse në pankinë rikthehet Mauricio Pochettino.
Sport Times raporton se Kane nuk e sheh ekipin londinez si kandidat për trofe dhe zgjidhja e vetme është një merkato e bujshme.
Vështirë të ndodhë kjo, pasi, si shumica e klubeve të njohura, Tottenham po kalon një moment të vështirë ekonomik.
Kane është i bindur për të provuar një aventurë të re dhe Manchester City fërkon duart dhe po përgatit një ofertë për presidentin Levy.























