E zbulojnë mediat spanjolle, Super Liga nuk ka “vdekur”
BKT
Sport

E zbulojnë mediat spanjolle, Super Liga nuk ka “vdekur”

Një lajm i bujshëm është publikuar ditën e sotme në mediat spanjolle, teksa shkruhet se 12 klubet nuk janë tërhequr ligjërisht nga krijimi i Super Ligës, por janë larguar vetëm në mënyrë sipërfaqësore.

Sipas ‘’El confidencia”, 12 skuadrat kanë rënë dakord që të zotërojnë në mënyrë të barabartë Super Ligën dhe se kontrata vazhdon ende të jetë aktive, por klubet thjesht u tërhoqën nga vënia në funksion sepse u detyruan nga opinioni publik, mediat dhe tifozët.

UFEA pretendoi se nisi hapat e parë ligjorë duke nisur gjë proces gjyqësor kundër 3 ekipeve ‘’të pabindura’’, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona, por asgjë konkrete nuk ka ndodhur deri tani, teksa flitet dhe për një përjashtim të mundshëm nga Liga e Kampionëve të këtyre 3 skuadrave.

Sipas gazetës spanjolle, klubet u detyruan të tërhiqen nga projekti nga presioni i madh që ekzistonte, pasi dhe kryeministri anglez Boris Xhonson u ktheu shpinën duke i mbështetur.

Ndër të tjera thuhet se aksionet e klubeve ekzistojnë ende pasi asnjëra prej tyre nuk i ka shitur, por thjeshtë e ka lënë kontratën vakante.

Nuk dihet nëse kjo është një lojë e klubeve dhe organeve qeverisëse të futbollit, por nëse është e vërtetë do të shkaktonte një tërmet të madh në futboll duke rrezikuar dhe falimentimin si sport.