09:22 / 01.06.2021
Rama: Gëzuar ditën e fëmijëve, Shqipëria e ardhmja jonë!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar fëmijët në ditën e tyre për 1 Qershor.
“Gëzuar ditën e fëmijëve! Shqipëria e Ardhmja Jonë”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama për festën e fëmijëve me 1 qershor.
Ai e ka shoqëruar urimin e tij për fëmijët me një fotografi, ku paraqitet një dorë e një fëmije duke hedhur një balonë me flamurin shqiptar në qiell.
























