Ulen trafiqet e paligjshme, Olsian Çela raporton në Komisionin e Ligjeve
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, është paraqitur sot me një raport voluminoz një seancë dëgjimore në Komisionin parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Raportimi i Prokurorit të Përgjithshëm, ka ardhur në kuadër për gjendjen e kriminalitetit, për vitin 2020 në vendin tonë. Kryeprokurori përveçse ka bërë një panoramë të situatës së kriminalitetit në vendin tonë për 1 vit, u është përgjigjur edhe pyetjeve të anëtarëve të Komisonit të Ligjeve.
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve, lidhur me aktivitetet e Prokurorive të vendit, zbuloi objektivat e Prokurorive për vitin 2021 ku theksoi rritjen e vigjilencës për hetimin dhe goditjen e kriminalitetin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe shtimin e ambienteve akomoduese të Prokurorive të vendit.
Më tej Çela është shprehur se ndër të pandehurit e vitit 2020, më së shumti janë ata me arsim 9-vjeçar. Më pas sipas tij janë ata me arsim të mesëm.
“Të dhënat sociale dhe demografike. Në 2020, 55.11 % e të pandehurve me arsim 9-vjeçar, me arsim të mesëm 40.08% dhe me arsim të lartë 9.55% të të pandehurve. Gjendja shoqërore e tyre, të punësuar në sektorin shtetëror, rezultojnë 4.63% të të pandehurve, në sektorin privat. 24.21% të të pandehurve, ndërsa 71.38% rezultojnë si të papunë. Lidhur me veprimtaritë administrative, janë identifikuar shkelje të efektiveve lidhur me ecurinë e Prokurorive që disponojnë, kërkesat për informacion, etj. Ne kemi propozuar ndërhyrje ligjore që kërkojnë mbështetjen tuaj. Prokuroria është angazhuar në bashkëpunimin me ministrinë. Duke pasur parasysh edhe problemet që ne ngritëm. Kemi vendosur disa objektiva për 2021, për rritjen e eficencës të prokurorisë dhe rritjen e efektivitetit në luftën ndaj kriminalitetit. Do të infestifikojmë marrëdhëniet me insitutcionet shtetërore për rritjen e efektivitetit për trajtimin e çështjeve. Po ashtu kemi menduar dhe për përmbajtjen e të drejtave të njeriut. Duam krijimet e preformacës dhe efiçencës për lehtësimin e ushtrimit të prokurorëve në aktivitetin e punës së tyre. Rritja e kapaciteteve akomoduese për prokurorët, oficerët gjyqësorë, për rritjen e fondeve dhe kapaciteteve profesionale”, tha kryeprokurori Çela.
Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar edhe qytete që kanë kriminalitetin më të madh në vendin tonë. Sipas Çelës, Gjirokastra rezulton qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020.
Nga raporti del se Gjirokastra pati një rritje me 15%. Ai tha se në vitin që lamë pas u kryen 44 mijë procedime teksa 63,5% e çështjeve u pushuan. Për trafiqet e paligjshme pati një rënie të procedimeve në 2020, krahasuar me 2019, kurse në veçanti për narkotikët pati rritje me 17.8%.
“”Gjatë vitit 2020 janë ndjekur rreth 44 mijë procedime. Në 2020 Gjirokastra me kriminalitetin me të lartë. Gjatë 2020 u rrit kriminaliteti me 15% në Gjirokastër. Në 2020 janë pushuar 63.4% e çështjeve. Kjo rënie mbetet të jetë pjesë e një analize në 2021. Janë dërguar 740 kërkesa për miratim marrëveshje fajësie. Pothuaj në nivelet e një viti më parë. Gjykata ka refuzuar në 45 raste, pothuajse e njëjtë një vit më parë.
14.5 rritje për numrin e çështjeve dhe të të pandehurve.4 mijë e 647 çështje për pushim, rritje me 53%, 48.46% e çështjeve të pushuara.
Gjatë 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9 mijë e 4 çështje, ulje në krahasim me 2019. Në 2020 rezulton se janë dënuar 8 mijë e 22, kurse për 152 të pafajshëm, ka ulje në krahasim me 2019.
Efektiviteti i ndjekjes penale. Trafiqet e paligjshme, shumë i ulët. 31.25% në gjyq, të tjerat janë pushuar. Ka një ulje 12.54 të procedimeve për veprat penale të këtij grupi.
Narkotikët
Rritje prej 17.8% të procedimeve në krahasim me 2019. Ndjekja penale ka rezultuar efektive sepse janë rritur. Efektiviteti i ndjekjes penale të dhunës në familje ka qenë i lartë.
Pesha specifike që zë kjo vepër penale është 92.23% njëjtë me 2019. Ecuria në 5 vite tregon se ësthë ulur në numrin e procedimeve të regjistruara në krahasim nga 2016 në 2020.
Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor
Treguesi është i ulët, 42.1% në gjyq, të tjerat janë pushuar. Tendencë në ulje me 14.2% në krahasim me 2019. Lufta kundër pastrimit të parave, ka qenë prioritet në 2020. Synimi ynë ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Në korrik nënshkruam memorandum për masat administrative për rritjen e efikasitetit.
Këto akte evidentojnë progresin e luftës ndaj krimit, gjurmimin, krijuan seksione të veçanta në Prokurori, Drejtoritë e Policisë.” tha ndër të tjera Çela. /abcnews.al/























