15:57 / 01.06.2021
Apeli lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për mjekun Edvin Prifti
Gjykata e Posaçme e Apelit lë të pandryshuar masën e “pezullimit nga detyra” të mjekut Edvin Prifti.
Prifti sot i ka kërkuar gjykatës të interpretojë nëse pezullimi e pengon të ushtrojë funksionin e mjekut vetëm në shtet apo dhe në privat.
Por gjykata nuk është shprehur, duke e lënë për ta treguar në arsyetimin e vendimit./A2news/























