Real Madridi gjithnjë e më afër marrëveshjes me Ancelottin
BKT
Sport

Real Madridi gjithnjë e më afër marrëveshjes me Ancelottin

Sipas të gjitha gjasave do të jetë trajneri Carlo Ancelotti ai i cili do ta zëvendësojë Zinedine Zidanin në stolin e trajnerit të Real Madridit.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano e po ashtu edhe të Gianluca Di Marzios, palët kanë arritur akordin ndërmjet tyre dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet në orët e ardhshme.

Drejtuesit e Real Madridit janë në kontakte direkte me ata të Evertonit dhe klubi anglez nuk duket se dëshiron të bëhet pengesë në realizimin e këtij operacioni.