Harxhi: Basha duhej të kishte dhënë dorëheqje
BKT
Shqipëri

Harxhi: Basha duhej të kishte dhënë dorëheqje

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike Edith Harxhi, e quan maskaradë elektorale zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin “Përballë”, Harxhi tha:

"Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje në të cilat vullneti shqiptarëve është tjetërsuar. Ky vullnet është tjetërsuar jo ditën e zgjedhjeve, por para zgjedhjeve. Unë e kam quajtur maskaradë elektorale, jo masakër elektorale. Këtu ka ndodhur një tjetërsim i votës së shqiptarëve."

Harxhi e vlerëson Ramën si fitues të zgjedhjeve ndaj, sipas saj, Basha duhet të kish dhënë dorëheqjen.

"Zoti Basha nuk i ka fituar zgjedhjet. Zgjedhjet janë tjetërsuar, por tani ne e dimë numrin e mandateve, ato i ka marrë Edi Rama. N.q.s zoti Basha do të ketë një fitore morale, atëherë kjo është diçka tjetër në mënyrë që ai të konfirmojë qëndrimin në detyrë."- tha Harxhi në “Përballë”.


MË SHUME NGA Shqipëri