13:16 / 02.06.2021
Krerët e FFK-së vizituan Kombëtaren U21
Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri kanë vizituar sot Kombëtaren U21 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Dardanët e rinj tash e disa ditë janë duke u përgatitur për ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin 2023 kundër Andorrës, e cila zhvillohet më 8 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”. Gjatë kësaj vizite presidenti Ademi ju uroj mirëseardhje lojtarëve të rinj që kanë zgjedhur ta përfaqësojnë Kosovën, si dhe uroj për një fillim të mbarë të kualifikimeve. Presidenti Ademi e lavdëroi punën që po bëhet në Kombëtaren U21, derisa kërkoi nga të gjithë futbollistët që të punojnë me përkushtim, ngase ata janë e ardhmja e Kombëtares A.























