Pas disa muajsh qëndrim në Australi, Rita Ora rikthehet në Los Angelos
BKT
Magazina

Pas disa muajsh qëndrim në Australi, Rita Ora rikthehet në Los Angelos

Ajo është rikthyer në Los Angelos pas disa muajsh qëndrim në Sidnei të Australisë.

Dhe të mërkurën, Rita Ora bëri një shfaqje mjaft të mirë ndërsa dilte me një veshje të zezë me një bluzë shumë zbuluese.

Këngëtarja, 30 vjeç, kishte dekolten e hapur e cila i ekspozoi pak nga gjoksi ndërsa flokët e saj i kishte larguar nga fytyra dhe vendosur mbante një palë syze dielli.

Ajo u largua me sandale të zeza dhe mbajti një çantë të vogël të zezë mbi supe derisa e kompletoi dukjen me një makijazh dhe buzëkuq së bashku me shumë bizhuteri.

Rita është ‘zhvendosur’ në shtëpinë e regjisorit Taika në periferitë e pasura lindore të Sidneit ndërsa ai xhiron filmin e ri të Marvel Thor: Love and Thunder me Chris Hemsworth.

Rikujtojmë se, këngëtarja kishte një afirmitet me regjisorin dhe aktoren Tessa Thompson ditë më parë e cila bëri bujë në media rozë.


MË SHUME NGA Magazina