17:24 / 03.06.2021
Kardashian shpenzon mbi dhjetë milionë dollarë për shtëpinë e re
Kourtney Kardashian thuhet se ka blerë një shtëpi të re në Palm Springs.
Ylli televiziv, 42 vjeçe, vendosi të shpenzojë më shumë se 10 milionë dollarë (shtatë milionë funte) në një pronë me gjashtë dhoma gjumi në shkretëtirën kaliforniane, sipas Us Weekly.
Ajo u dha ndjekësve në rrjete sociale një vështrim të shkurtër të pronës gjatë fundjavës së Ditës së Përkujtimit, e cila po kalonte kohë me të dashurin e saj, Travis Barker dhe të tre fëmijët.

Travis është baba i Alabamas dhe Landon me ish-gruan e tij, Shanna Moakler.























