Rita Ora fotografohet e qeshur rrugëve të Los Anxhelosit
BKT
Magazina

Rita Ora fotografohet e qeshur rrugëve të Los Anxhelosit

Këngëtarja Rita Ora është shfaqur për herë të parë në publik pasi u fotografua në momente intime me regjisorin, Taika Waititi dhe aktoren Tessa Thompson.

Në imazhet e publikuara nga mediat e huaja treshja dukej shumë e afërt, pasi shkëmbenin puthje në buzë dhe përqafime.

Së fundmi, këngëtarja është fotografuar në Los Anxhelos në veshje sportive ngjyrë të verdhë, që i tregonin format trupore dhe muskujt e tonifikuar të barkut, teksa shfaqet e qeshur dhe e lumtur, sikur asnjë lajm nuk është shkruar për të.

Rita Ora dhe regjisori dolën publikisht si çift në fund të prillit pasi u paraqitën në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under”./tch


MË SHUME NGA Magazina