18:52 / 03.06.2021
Klubi turk prezanton Çinarin
Erald Çinari është zyrtarisht një futbollist i klubit të ligës së parë turke Samsunspor.
Ka qenë vetë klubi nga qyteti i Samsunit që ka bërë me dije transferimin në Turqi të futbollistit të Partizanit të Tiranës.
Çinari ka firmosur për 3 vite me Samsunspor me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Ai spikati në këtë sezon të Kategorisë Superiore me 8 gola.























