“Lost Cause”, vjen me videoklip nga Billie Eilish
BKT
Magazina

“Lost Cause”, vjen me videoklip nga Billie Eilish

Billie Eilish është rikthyer me këngë të re.

Ylli i muzikës pop, Billie Eilish ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Lost Cause”.

Projekti është pjesë e albumit të saj “Happier Than Ever”, i cili pritet të lansohet më 30 korrik dhe përmban 16 këngë.

Në videoklipin e “Lost Cause”, Billie u shfaq ashtu siç nuk jemi mësuar ta shohim zakonisht, e rrethuar me femra teksa po bënte ‘twerk’.

Projekti po pritet mirë nga ana e publikut, andaj për më pak se 24 orë ka marrë 13 milionë klikime në YouTube.


MË SHUME NGA Magazina