Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga spitali i onkologjisë, ku me rastin e ditës ndërkombëtare të sportit dhe mjedisit do të organizohet aktiviteti në të cilin do të mbillen dhjetëra pemë, për të kontribuar për një ambient të pastër.

Alba Muçolli Dehiri, nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Dardan Gjinolli, do të flasin për javën artistike studentore.

I ftuari  tjetër do të jetë, Jon Hoti, oficer i marinës amerikane dhe inxhinier i marinës.

Do të flasin edhe drejtori i turizmit në komunën e Ulqinit, Gëzim Hajdinaga dhe Skënder Rexha, Organizator.

Do të lidhje  të drejtpërdrejt nga Ulqini, me rastin e organizimit të turnetu ndërkombëtar të futbollit në plazh, ku Ulqini i pret gazetarët sportiv.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme