10:42 / 04.06.2021
PD gati për zgjedhje, caktohet renditja e kandidatëve në fletën e votimit
Komisioni Zgjedhor në Partinë Demokratike ka vendosur renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për zgjedhjet e 13 qershorit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.
Fletën e votimit do ta kryesojë Fatbardh Kadilli, i ndjekur nga Edith Harxhi, i treti është Agron Shehaj dhe Lulzim Basha i katërti. Kjo renditje u be me short ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të kandidatëve.
Fleta e votimit do të miratohet nga Komisioni Zgjedhor i PD në datën 8 Qershor, datë kjo e përcaktuar sipas rregullores së zgjedhjeve të 13 qershorit./A2























