Humbin dy turistë të huaj në Valbonë, policia dhe alpinistët në kërkim
BKT
Shqipëri

Humbin dy turistë të huaj në Valbonë, policia dhe alpinistët në kërkim

Dy turistë të huaj, një rus dhe një suedez, raportohet se kanë humbur kontaktet në Valbonë prej mbrëmjes së djeshme.

Siç bën me dije policia ata kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. 

Menjëherë janë angazhuar Forcat e Policisë së Tropojës për gjetjen e tyre. Për shkak të terrenit të vështirë vazhdojnë kërkimet nga punonjës policie që po kontrollojnë territorin me këmbë, njofton oranews.

Kërkimet intensive nga shërbimet e Policisë kanë vazhduar që prej mbrëmjes së djeshme, kur turistët kanë shkëputur kontaktet për shkak të fikjes së celularëve nga rënia e baterisë.

Punonjësve të Policisë që janë në kërkim të turistëve i  janë bashkuar edhe alpinistët e vendit.


MË SHUME NGA Shqipëri