Tifozët e “Lakers” të zhgënjyer me eliminimin, fyejnë Kendall Jenner
BKT
Magazina

Tifozët e “Lakers” të zhgënjyer me eliminimin, fyejnë Kendall Jenner

Fansi i "Lakers" shfryen mllefin tek Kendall Jenner.

Disa tifozëv të hidhur të Lakers menduan se do të hiqnin zhgënjimin e tyre duke sharë Kendall Jenner në Staples Center, menjëherë pasi i dashuri i saj, Devin Booker, ‘shkatërroi’ ‘Purple and Gold’, shkruan TMZ.

Tifozët idiotë e fyen Kendall ndërsa ajo ecte drejt makinës së saj, duke thënë gjëra të tilla, “Largohu nga këtu” dhe “Kthehu tek Phoenix, nuk je e mirëpritur”.

Kendall nuk i bëri përfshtypje veprimi i tyre, por vazhdoi të festonte fitoren e madhe me të dashurin e saj, në një lloj pallati të mrekullueshëm.

Me fjalë të tjera, tifozët e Lakers nuk mund të gabonin më shumë, “Ajo është duke fituar në gjithçka”.

Devin Booker dominoi Lakers të enjten në mbrëmje,  duke rënë me 47 pikë në fitoren 113 me 100 ndaj L.A., duke eleminuar skuadrën e LeBron James nga playoff-et.

Pas lojës, Booker tha se ndjeu shpirtin e Kobe Bryant në ndërtesën në Staples Center.

“E di që [Kobe] ishte këtu sonte, e di se ai është në ndërtesë dhe e di që ai është krenar”, u shpreh ai. 


MË SHUME NGA Magazina