Ava Max në numrin e ri të revistës së njohur
BKT
Magazina

Ava Max në numrin e ri të revistës së njohur

Artistja pozoi për revistën e modës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, pozoi për numrin e ri të revistës së famshme.

Bëhet fjalë për “ODALïSQUE MAGAZINE”, në të cilën erdhi me një fotosesion të veçantë me ngjyrat bardhë e zi.

Ava Max u fotografua e veshur me një kostum të zi, ndërsa flokët i kishte lëshuar dhe bërë kaçurrele.

Ajo dukej atraktive në këto imazhe, për të cilat pranoi komente pozitive nga ana e fansave të shumtë të saj.

Ndryshe, artistja ka bërë të ditur se është duke punuar për disa projekte të reja, të cilat shumë shpejt do të dalin në treg. 

 


MË SHUME NGA Magazina