09:23 / 05.06.2021
Shqiptohen 100 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshe të Kosovës, ka shqiptuar 100 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.
Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1703 tiketa trafiku. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve ka ndodhur një aksident me fatalitet dhe 26 aksidente me të lënduar dhe 26 aksidente me dëme materiale.























