Alketa Gashi tregon si u arrestua Faik Fazliu
BKT
Lajme

Alketa Gashi tregon si u arrestua Faik Fazliu

Mbrëmjen e së shtunës policia në Prizren ka arrestuar anëtarin e Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliun. Sipas policisë, Fazliu ka kanosur një zyrtar policor. Bashkëshortja e Fazliut mohon se ai ka bërë fjalë me policët, shkruan Express

Anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luuftës së UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar të shtunën në rrugën “Tranziti i ri” në Prizren.

Ndaj Fazliut është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Ndërkaq bashkëshortja e tij, Alketa Gashi-Fazliu, ka deklaruar për Express se policët e kanë rrëzuar përtokë Faikun, për të cilin thotë se nuk ka pasur asnjë reagim ndaj tyre.

“Policia e ka sulmuar dhe e ka rrëzuar përtokë. E kanë lidhur dhe e kanë dërguar në polici. Faiku nuk kishte asnjë reagim të vetëm, unë isha aty me të, fare asnjë reagim nuk e ka pasur. Zyrtarët policorë i kanë tejkaluar të gjitha kompetencat e tyre”, ka deklaruar Gashi-Fazliu.

 


MË SHUME NGA Lajme