Molliqaj: Sveçla është vegël - po ushqen një klimë hakmarrjeje
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar për rastin e ish kryetarit te OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Ai ka akuzuar policinë e Kosovës që nuk po reagojnë rreth shumë rasteve të do të duhej të reagonin si: dhunës dhe vrasjeve ndaj grave, që sipas tij, po bëhen nga burrat e tyre, ndaj dhunës ndaj aktivistëve politike etj. Ndërsa deklaratat e Ministrit Xhelal Sveçla i ka quajtur gjykim politik dhe gjykim skandaloz.
Postimi i tij i plotë në profilin e tij në fcb:
“Nuk e pamë asnjëherë policinë e Kosovës të reagojë ndaj personave të veshur me pushtet politik dhe ekonomik. Nuk pamë asnjëherë policinë të reagoj në kohë dhe si duhet kur gratë vriten e dhunohen nga burrat. Kemi parë sjellje të policisë duke keqpërdorur pushtetin e tyre edhe brenda stacionit. Është abuzuar edhe me autorizimet policore të pandemisë. Policia ka ushtruar dhunë edhe ndaj aktivistëve politik. Në anën tjetër, deklaratës së Sveçlës “kundër të fortëve”, i duhen dy asocime për ta zbardhur: të fortët - komandantët abuzues; komandantët - UÇK-ja. Ky është gjykim politik, dhe gjykim skandaloz. Gatishmëria e tillë e policisë ushqehet nga deklaratat e tilla abuzive, që dërgojnë pastaj në sjellje abuzive. Ministrit nuk i mjaftoi sulmi që qartazi ishte veprim për përdhosjen e dinjitetit. Ai nuk kërkoi as minimumin që i takon një ministri të brendshëm në demokraci, hetim të hollësishëm nga IPK. Njëjtë si ministrat e tjerë të Kurtit, edhe Sveçla është një vegël, edhe ai po e ushqen një klime hakmarrjeje që nuk ka qëllime drejtësie për njerëzit, por propagandë për pushtetin.”























